KünstlerInnen: Alexandros Georgiou and Jennifer Nelson, in collaboration with ITYS, Institute for Contemporary Art and Thought, Athens and Konate Mamadou and Theophile Yerbanga,
Photo: Paul Zografakis
Abgebildetes Werk: „January 12, 2008 – An Attempt”, 2008
Texte von R M Syllantavou (Doctor at Hellenic Center for Diseases Control & Prevention; Member of Medicines du Monde; for the last seven years, and in collaboration with Filippos Olymbitis, she has been been working as a volunteer on the island of Leros, Athens)
[DE] [EN] [TR] [HR] [SI] [HU] [CZ] [GR] [FR] [AL]
Një grup njerzish me kombësi të ndryshme, tentojnë një mbrëmje diskutimi. Fillimi, nga që nuk është bërë ndonjëherë tjetër një gjë e till në Athinë, është i vështirë. U mblodhëm në “Africana Pub” në Athinë, të pi-më dhe të kërcejmë, bashkë. Grekë, Evropianë të tjerë, dhe, Afrikanë nga Burkina Faso, nga Kepi i Fildish-të dhe Nigeria –banorë të Athinës që të gjithë– u takuam të papregatitur. Nuk dimë si të fillojmë. Disa fla-sin anglisht, të tjerë frengjisht dhe disa të tjerë greqisht. U mblodhëm në grupe të vogla, të bardhët, dhe, njësoj edhe të zinjët. Vetëm me muzikën dhe dëshirën e mirë, avash avash filluam të kërcejmë. Nuk dimë kodet e përbashkëta. Temat e flertit, e seksit dhe e miqësisë – jan njësoj për të gjithë? Nuk duam të japim mezazhe të gabuara. Megjithatë mbrëmja vazhdon. Të gjithë buzëqeshim; të gjithë përpiqemi, dhe, në fund të fundit kalojmë mirë. Gëzohemi që erdhëm, dhe, me ndihmën e një hapi mikroskopik, të një hapi të parë-ndësishëm –të kalitur (si çeliku) me përpjekje dhe dashuri– kemi një nismë. Kjo ishte tentativa jonë e parë.
Jennifer Nelson
Je 20 vjeç? Mbase 50? Mbase 70?
Çfardo mosh që të kesh, qoftë dhe për një herë, harxho 1 orë «udhëtim» për të arritur në një pik mirpritjes emigrantësh dhe 1 orë tjetër që të kthehesh në shtëpi. Ata që marrin këtë vendim dhe shikojnë me syt e tyre dhe jo vetëm nëpërmjet pamjeve televizive, jetën e emigranteve, krahasojnë eksperiencat e tyre me kolltu-kun e rehatshëm të shtëpisë të tyre dhe tenxheren plot e përplot me gjellë në kuzhinën e tyre, do të kuptojnë pa vështirësi çfar do të thot në epokën tonë EMIGRACION.
Emigrantëd jan njerëz si ne dhe me nevoje trupore dhe shpirtërore që për nji «moment» marrin vendimin të JETES TE RE. Shum Grek vepruan me të njëjtën mënyrë dhe emigruan në Gjermani, në Belgjikë, në Arabinë Saudite, në Egjypt, në Amerikë dhe në Australi. Në vitet e kaluara, emigranti ishte nën kontrollin e rrept të shtetit që e priste(!) si puntor-person i ofertës të zhfleftësuar. SOT emigranti është nën nji kontroll të mjergullt dhe jo taktik nga shteti. Pritja e tij nga nji vënd, i jep kakteristikën e «kaçakut», sepse shumica njerzish arrinë në nji shtet pa kontroll, të ndjekur nga URIA, jo varfëria, dhe nga PERPLASJE POLITIKE!!!
Gjith kjo teori kalon me shpejtësi nga truri im dhe pastaj më kujtohet…
Nëna me djalin arritën në Farmakonisi të Leros një mëngjes duke u dredhur nga të ftohtit, pasi kishin notu-ar rreth 1 orë kur «tregëtari i zi» i detyroi me pistoletën në kokë të hidhen në ujin e akullt dhe në të njëjtën kohë ai u kthye mbrapsht për të evituar arestimin nga policia. Tani, ajo, e huaj, pa njohur gjuhën dhe mëny-rën e komunikimit, pret ndonjë punë dhe fëmija, edhe pse 10 vjeç, do të mësojë alfabetin. «Mendoj të rri në Greqi, nuk kam më kurajo për udhëtime të tjera…» përkthehen fjalët që na tha me zë të ulët.
Laina, pas përdhunimit seksual në Somali, ëndëroi dhe mblodhi forcat e saj përpara se të niset drejt të pan-johurës. Kush e di çfar e pret në vëndin e huaj? Ne të rriturit dim rreziqet që e rrethojnë dhe duhet të lloga-risim përgjegjësitë tona:
« në ‘tregëtinë’ e njerëzve jan përgjegjës edhe vet klientët»
Sytë e Samirit shkëlqejnë nga gëzimi i lirisë. Një copë buke mjafton sepse shpëtoi nga burgu dhe masakra, poshtërimi dhe përbuzja, nga një rend që «diktohet» në malet e egra dhe të shkreta e Afganistanit.
Ishin me fat, jo si Hasani; 20 vjeçar që la frymën e fundit në ujrat e ftohta e Egjeut. Semili, bashkudhëtari i tij, na tregoj rreth ngjarjes – këtu, të përkthyera: «Nuk ishte gdhir akoma, kur u hodhëm në det – nat e zez, pa hënë; notonim pa këpucë, vetëm nja dy kishin veshje shpëtimi; disa u larguan djathtas, disa majtas… ata që kishin fat pas rreth një orë dolën në tokë, Hasani nuk ishte midis tyre…»
Jeta nuk është vetëm shkëmbim gjërash materiale…… dhe që të jet e «qytetëruar» do dije dhe veprim. Har-xho 2 orë nga jeta jote që të shikosh përvete llojin e qytetërimit që po ndërtojmë!
R M Syllantavou